Xherard do t’i mungojë sërish skuadrës së Liverpulit
Liverpul - Stiven Xherard pritet t’i mungojë sërish skuadrës së Liverpulit në ndeshjen e radhës me Arsenalin në Premier Ligë. “The Sun” thotë se drejtuesit e skuadrës i kanë kërkuar kapitenit të pushojë për 10 ditë.
Liverpuli do të presë ditën e martë skuadrën e Arsenalit në “Anfield”, në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të të kampionatit anglez. Mungesa e Xherardit pritet të ketë një ndikim jo të vogël në skuadrën e drejtuar nga Rafa Benitez.