E Diel, 1 Nëntor 2026

ShBA, publikohen dokumentat e torturave në burgje

Uashington - Departamenti amerikan i Drejtësisë publikon dokumentet ku përshkruhen me hollësi metodat e CIA-s dhe torturat ndaj të burgosurve gjatë administratës së presidentit Bush.

Presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, megjithëse ndaloi që në javën e parë të ardhjes në detyrë ushtrimin e metodave të tilla, po ashtu bën të qartë se ushtruesit e këtyre metodave nuk do të ndiqen penalisht. Ky vendim i presidentit ka shkaktuar reagimin e Organizatave të të Drejtave të Njeriut.

Metodat më të zakonshme të përdorura ndaj të burgosurve ishin lënia pa gjumë, hedhja e ujit mbi rroben që mbulon fytyrën, duke krijuar ndjesinë e mbytjes, etj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›