E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xherard paraqitet sërish përpara gjykatës

Liverpul - Stiven Xherard pritet të dalë sot përpara drejtësisë për incidentin e ndodhur më 28 dhjetor në një lokal nate. Kapiteni i Liverpulit ndodhej nën shoqërinë e disa miqve të tij në momentin që goditi dee-jay e lokalit, pasi ky i fundit nuk vendosi një këngë të porositur nga futbollisti.

Emri i futbollistit 34-vjeçar është publikuar sot sërish në disa media britanike për incidentin e dhjetorit. Xherard pritet të marrë si masë ndëshkuese dënim me gjobë për goditjen e dee-yay.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›