Xherard tregohet modest: Nuk jam unë më i miri
Liverpul - Stiven Xherard shprehet publikisht rreth zërave të disa futbollistëve që e cilësojnë atë si më të mirin e planetit. Kapiteni i Liverpulit tregohet shumë modest, duke mos e cilësuar veten si mesfushorin më të mirë të planetit.
“Nuk bashkohem me mendimin se jam mesfushori më i mirë në botë. Ka shumë futbollistë të tjera fantastik, si për shembull Iniesta apo Ksavi. Këta janë lojtarët që më pëlqen t’i shoh më shumë kur luajnë”, deklaron Stiven Xherard.
Kapitenin e Liverpulit e vlerësoi maksimalisht legjenda e futbollit botëror, Zinedin Zidan. I fundit që thuri elozhe për Xherardin ishte Rajan Gigs.