E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xherdan Shaqiri e bën më së miri

Xherdan Shaqiri ka qenë edhe një herë me radhë ylli i mbrëmjes në fitoren e Bayern Munchen në kupë ndaj Augsburg.

Xherdani ka realizuar gol në fitoren 2 me 0 të Bayern si mysafir. Gomez në minutën e 26 shënoj për 1 me 0.

Për Bayernin u bë më keq kur Ribery u ndëshkua me të kuq me të filluar pjesa e dytë.

Por pikërisht Shaqiri me golin e tij të shënuar në minutën e 85 e vulosi fitoren e bavarezëve.

Shaqiri luajti për 90 minuta duke qenë një nga më të mirët në fushë./Indeksonline/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›