Veturat 3Z në zgjedhjet e PDK-së

Veturave zyrtare të Qeverisë së Kosovës u ka dal shumë punë edhe jashtë orarit.
Zyrtarë të qeverisë po i shfrytëzojnë veturat 3Z për të kryer punë në Kuvendet zgjedhore të degëve të Partisë Demokratike të Kosovës.
Disa të tilla janë fotografuar edhe nga Indeksonline. Veturat 3Z janë parë të parkuara të dielën në Dragash derisa po mbahej kuvendi i degës së PDK-së.
Burimet e Indeksonline tregojnë se njëra veturë i takon Ministrisë së Punëve të Jashtme, e tjera asaj të Administrimit të Pushtetit Lokal.
Veturat zyrtare të qeverisë shpesh herë qëndrojnë edhe në parkingun e PDK-së në Prishtinë. Madje ato shihen edhe jashtë Kosovës. Ditë më parë Indeksonline kishte fotografuar veturën zyrtare të qeverisë së Republikës së Kosovës edhe në Shkup, derisa ishte e parkuar në McDonalds./V.K /Indeksonline/