Xherdani, 50 mijë euro duke ndejt!

Xherdan Shaqiri dhe bashkëlojtarët e tij kanë fituar nga 50 mijë euro në xhep pas fitores në kupë ndaj Dortmund.
Skuadra e Bayern Munchen i ka shpërblyer 18 lojtarët e ftuar për këtë ndeshje me këtë shumë "simbolike". Shaqiri në këtë ndeshje nuk u aktivizua për asnjë minutë por që ishte pjesë e bankës rezervë.
Kjo është vetëm një nga premitë që Bayerni i ka ndarë dhe premtuar këtë edicion, ndërsa super premija do të jetë nëse Bayern fiton Ligën e Kampionëve këtë edicion./indeksonline/