E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të hënën vendoset për Barcelonën

Presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell ka thirrur një mbledhje samiti të hënën për të diskutuar për të ardhmen e Barcelonën.

Bordi do të analizoj situatën aktuale në skuadër, objektivat e skuadrës si dhe të ardhmen e Barcelonës.

Në mbledhje do të flitet edhe për transferet e reja në skuadër, ku padyshim që pjesë e temës do të jetë edhe Neymar.

Rosell do të raportojë edhe për shëndetin e Vilanovës, rikthimin e tij dhe dëshirat e tij për lojtarët që dëshiron ti transferojë në verë./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›