E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhezair Zaganjori takon Ramen

Kandidati ende jo zyrtar i maxhorancës për president Xhezair Zaganjori deklaroi pas daljes nga selia rozë me kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama, se kishte qenë ai vetë që kishte kërkuar takimin për të bërë një prezantim, si dhe për t'i bërë me dije arsyet se përse ka pranuar ofertën.

"Mendova që është në të mirën e debatit që po zhvillohet, ndaj e kërkova takimin, thjesht te bënim një bisedim”, tha Zaganjori, duke mos thene asgje rreth qendrimin qe ka mbajtur Rama gjate takimit.

Zaganjori ka hyrë në selinë rozë rreth orës 10.00 dhe doli prej andej nje ore me pas.

Takimi vjen pas dështimit të raundit të parë të votimit të kreut të ri të shtetit në Kuvendin e Shqipërisë, në mungesë të Zgjedhja e presidentitKuvend, debat për KKRT-në Presidenti, Topi: Të zgjidhet nëpërmjet një procesi transparent Meta: Berisha të takohet me Ramën konsensusit të opozitës. Maxhoranca, kreu i qeverise Berisha dhe kreu  i LSI-se, Meta e kane vleresuar kandidaturen me cilesi te larta dhe te denje per arritjen e nje konsensusi, kurse opozita e ka cilesuar kandidature te njeanshme.

Nje dite me pare, Kuvendi caktoi me votat e shumices daten 4 qershor per zhvillimin e raundit te dyte te votimit per presidentin e ri te vendit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›