Aksident i rëndë në Gjermani, Vukcevic në koma

Mesfushori i Hoffenheim, Boris Vukcevic ka pësuar një aksident rrugor ndërsa mjekët kanë njoftuar se ai ndodhet në koma. Makina e cila drejtohej nga 22-vjeçari me origjinë kroate u përlas me një kamion që vinte nga drejtimi i kundërt.
Në një deklaratë zyrtare në faqen e internetit, klubi i Hoffenheim bën të ditur se Vukcevic ka pësuar plagë të rënda në kokë dhe aktualisht ndodhet në koma klinike. Gjendja e tij është kritike dhe për momentin nuk mund të bëhen parashikime për perspektivën e zhvillimit të situatës apo për dëmet afatmesme që mund të ketë pësuar” shkruan ekipi.
“Lajmi na tronditi deklaroi drejtori i përgjithshëm i Hoffenheim, Andreas Mueller. “Skuadra dhe trajneri janë nën shok. Të gjitha mendimet tona janë për Borisin dhe familjen e tij”, shtoi ai. Sipas mediave gjermane, futbollisti që ka 6 prezenca me Kombëtaren Gjermane të Shpresave, udhëtonte me 76 kilometra në orë, pak më shumë se kufiri i shpejtësisë i lejuar në atë pjesë të rrugës, që është 70 kilometra në orë.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit. Shoferi i kamionit të përfshirë në aksident ka pësuar vetëm dëmtime të lehta.