E Martë, 3 Nëntor 2026

Xhixho në Kongresin Amerikan: Prioriteti ynë, shteti i së drejtës dhe zgjedhjet e lira

Deputetja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho, gjatë një vizite pune në SHBA, ka zhvilluar disa takime me kongresmenët amerikanë, ku  i ka shprehur mirënjohje për mbështetjen që SHBA i ka dhënë Shqipërisë në proceset shtetformuese dhe në procesin e integrimit evropian të vendit.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Xhixho njofton se është pritur në takim nga kongresmenët z.Tim Walberg , z.John Moolenar dhe z. Jonathan L. Jackson.

Gjatë këtyre takimeve, Xhixho është shprehur se, “Shqipëria ka detyrim shtetin e së drejtës dhe zgjedhjet e lira, detyrim ndaj qytetarëve dhe aleatëve të saj.

“E nderuar të takoja kongresmenët z.Tim Walberg , z.John Moolenar dhe z. Jonathan L. Jackson, të cilëve u shpreha mirënjohjen për mbështetjen që SHBA i ka dhënë Shqipërisë në proceset shtetformuese dhe në procesin e integrimit europian të vendit”, thekson Xhixho.

Sakaq ajo është shprehur se, “ demokracia, shteti i së drejtës, zgjedhjet e lira dhe të ndershme, respektimi i të drejtave të njeriut, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar janë standarde demokratike që Shqipëria si anëtare e NATO-s i ka detyrim ndaj qytetarëve të saj dhe aleatit strategjik, SHBA”, përfundon Xhixho.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›