Xho Bajden vizite zyrtare ne Afganistan
Zevendespresidenti i zgjedhur i SHBA-se, Xho Bajden (Joe Biden), mberriti per nje vizite zyrtare ne Afganistan. Nder te tjera jane planifikuar bisedime me presidentin afgan Hamid Karzai (Karsai) dhe komandantin e trupave nderkombetare ne Afganistan, gjeneralin amerikan Dejvid MekKiernen (David McKiernan). Presidenti i ardhshem amerikan Barak Obama (Barack Obama) ka perseritur disa here se trupat amerikane ne Afganistan do te shtohen me 30 mije vete. Kjo eshte e nevojshme per shkak te gjendjes se perkeqesuar te sigurise.