E Shtunë, 31 Tetor 2026

E.ON furnizon me gaz vendet e Ballkanit

Importuesi me i madh gjerman i gazit E.ON - Ruhrgas, per shkak te nderprerjes se livrimeve te gazit rus permes Ukraines, ka nisur furnizimin me gaz te vendeve te tjera te Evropes Juglindore. Pas Serbise dhe Sllovakise tani edhe Kroacia dhe Bosnje-Hercegovina kane marre furnizim gazi, beri te ditur nje zedhenesi i E.ON. Ne kete aksion ndihme eshte perfshire edhe koncerni hungarez MOL. Vendet e Evropes Juglindore jane vecanerisht te prekura nga nderprerja e furnizimit me gaz nga Rusia. Ukraina njoftoi se do te furnizoje Bullgarine dhe Moldavine me rezervat e veta te gazit. Steinmeier kerkon plan pune per armepushimin ne Lindjen e Mesme. Ne kuader te perpjekjeve nderkombetare per arritjen e nje armepushimi ne luften mes Izraelit dhe Hamasit, ministri i Jashtem gjerman Frank-Walter Steinmeier, i premtoi Egjiptit ndihme per sigurimin e kufirit me Rripin e Gazes. Ne Kajro pas nje takimi me Presidentin egjiptian Hosni Mubarak, Steinmeier deklaroi, se ditet e ardhshme do te shkoje ne Egjipt nje grup ekspertesh gjermane, per te zhvilluar konsultime mbi nje strategji efektive per mbrojtjen e kufijve. Dhenia fund, e kontrabandes se armeve nga Egjipti ne Rripin e Gazes permes sistemit te tuneleve, konsiderohet si nje nga kushtet kryesore per vendosjen e nje armepushimi. Steinmeier beri thirrje per hartimin e nje plani pune, per armepushim ne Lindjen e Mesme: "Vazhdimi i perdorimit te dhunes dhe situata humanitare ne Rripin e Gazes kerkon qe te vazhdojme me intensitet te larte punen per kushtet e nje armepushimi afatgjate, te shpejte dhe te qendrueshem". Ne Kajro ministri i Jashtem gjerman, u takua dhe me Presidentin e palestinezeve Mahmud Abaz. Ne mbremje Steinmeier do te udhetoje per ne Izrael.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›