Gjysmë maratona e Barit për Shqipërinë

Një gjysmë maratonë për Shqipërinë. Kështu ka vendosur Komuna e Puljas, ndërsa në Bari, më 26 shkurt, do të zhvillohet gjysmë maratona e gjatë 21.097 kilometra, e cila do të kalojë në rrugët, rrugicat, urat dhe lungomaren e qytetit kryesor të Puljas. Bari ka vendosur të bëhet simboli i vrapimit të popujve të Mesdheut dhe klubi i maratonës së kryeqendrës së Puljas ka vendosur tre themele kryesore për këtë garë, që janë mbështetja, përgjegjësia dhe ambienti. Dhe në fakt është zgjedhur Shqipëria pikërisht në dedikimin e kësaj gjysmë maratone të Barit.
“Jemi dhe do të jemi gjithnjë qyteti i mikpritjes dhe më 26 shkurt do të jemi të gatshëm të përqafojmë dhe të vrapojmë së bashku me të gjithë miqtë shqiptarë në gjysëm maratonën e Barit”, thotë njoftimi për shtyp, ndërsa në fakt asnjë nga institucionet sportive në vend nuk ka informacion për një aktivite të tillë. Si Federata Shqiptare e Atletikës, ashtu dhe Bashkia e Tiranës, e cila në fakt e ka një lidhje të ngushtë me Komunën e Puljas. Por gjithsesi gjysmë maratona e Barit do t’i dedikohet Shqipërisë.