Xhon Kerri nis turin e pare jashte vendit ne Londer
Sekretari amerikan i shtetit Xhon Kerri në Londër ka deklaruar se dhuna e vazhdueshme në Siri nënkupton vetëm një gjë: që Asad duhet të largohet nga posti i tij.
"Regjimi i Asad ka bombarduar Alepon këto ditë dhe ky është vetëm shembulli i fundit i brutalitetit të tij. Ne dënojmë ashpër vrasjen e civilëve të pafajshëm. Kjo është prova më e fundit që Asad duhet të largohet. Ne do të vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë me Britaninë e madhe për të menaxhuar krizën humanitare dhe në mbështetje të këshillit të opozitës në Siri. Ne po korrdinohemi edhe me OKB-në për të lehtësuar jetën e viktimave të kësaj lufte.
Por diskutimi është përqendruar edhe në programin bërthamor të Iranit.
"Një Iran me armë bërthamore në atë rajon është dicka e papranueshme. Presidenti Obama ka qenë shumë i qartë për këtë, dyert për nëj zgjidhje diplomatike nuk do të qëndrojnë gjithnjë të hapura. Zgjidhja aktualisht është në duart e iranianëve dhe shpresoj se ata do te bëjnë zgjidhjen e duhur.
Konferenca e përbashkët për shtyp me sekretarin e cështjeve të jashtme Uilliam Hag, ishte ndalesa e parë e turit të tij 11 ditor që do ta shohë në Berlin, Paris, Romë, Ankara, Kajro, Riad, Abu Dabi dhe Doha. Tur ky që do të përfundojë në datën 6 mars.