E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier serish del nga shtrati lumi Gjanica

Del sërish nga shtrati lumi Gjanica duke përmbytur banesa e lokale. Lumi ka vërshuar për shkak të reshjeve intensive që ranë gjatë ditës ne Fier dhe Mallakastër.

Prej orës 15:00 ujërat e lumit dolën nga shtrati në territoret e komunës Qendër Mallakastër ndërsa në mbrëmjë lumi ka depërtuar në banesat e fierakëve. Shtabi i Emergjencave në prefekturë po monitoron situatën në terren .

Sipas të dhënave të para niveli i ujit të lumit mund të shkojë deri në 1 m . Specialistët thonë se reshjet në Mallakastër janë ndalur prej 3 orësh ndërsa shtrati i lumit Seman është në nivelet normale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›