Xhoni ndryshe nga Uejn Runi kerkon lavdine ne Nju Jork

Pak dite me pare Xhon Runi vellai me i vogel i Uejn Runit ka marre zyrtarisht ftesen per tiu bashkuar ekipit te Red Bullit te Nju Jorkut. 20-vjecari ndryshe nga i vellai qe eshte kthyer ne ikonen e djajve te kuq
Nje vit me pare Xhon Runi luante ne impiantin Moss Rose ne shtepine e ekipit te Liges se Dyte Angleze Maklesfilld Taun Macclesfield Town FC. Tani me i riu i Runeve do te luaje perkrah Tierri Henrise per ekipin e qytetit qe nuk fle kurre Nju Jork Red Bulls. 20-vjecari ka levizur drejt qytetit amerikan me shpresen per te gjetur lavdine qe i vellai Uejni mundi ta gjente ne Angli.
Fillimet
Ashtu sic beri Uejn Runi qe luan tani per Mancester Junajtid edhe Xhoni iu bashkua skuadres se Evertonit qe ne moshen 6-vjecare. Vellai me i vogel i Uejnit sapo mbushi 13 vjec u largua nga blute. Nje levizje te tille tani pas hata vitesh Xhoni e komentoi per tabloidin britanik Daily Mail Drejtuesit e Evertonit donin qe une te qendroja por une nuk po zbavitesha me ne ate klub prandaj vendosa qe te largohesha. Por tani pas shate vitesh mund te them se bera nje gabim shume te madh. Tani kur e mendoj them perse nuk qendrova. Gjithsesi pas kalimit tek skuadra e Nju Jork Red Bulls them se kam arritur qe te ndreq gabimin qe bera. Me kete levizje qe beri Xhon Runi humbi shansin qe te rritej ne nje klub qe gjithmone ka nxjerre talente shembulli me i qarte eshte ai i Uejnit vellait te tij. Gjithsesi ai ka kthyer faqe dhe pasi refuzoi kerkesen e bere nga ana e Maklesfilldit per ti zgjatur kontraten kaloi Atlantikun per tu vene ne prove tek skuadra e Siatellit Seattle Sounders dhe e Portlandit Portland Timbers.
Perzgjedhja
Pas dy provave qe beri ne dy shtet e lartpermendura Xhoni udhetoi drejt Florides atje ishte pjese e nje grupi prej 54 lojtaresh vetem pese nuk kishin amerikane qe treguan aftesite e tyre para teknikeve te MLS-se Liga e Pare Amerikane e Futbollit. Me pas ne javet ne vazhdim Xhoni udhetoi drejt Baltimores dhe Ohajos atje ku dha perseri prova per aftesite e tij. Eumlndrra amerikane e Xhonit u kthye ne realitet diten kur mori vesh se ishte zgjedhur nga ekipi i Red Bull njeri prej ekipeve me te forta te liges. Ne ditet ne vazhdim emri i tij u shfaq edhe ne 30 kandidatet qe mund te viheshin nen kontrate nga klubet e Liges se Pare Amerikane. Isha shume i emocionuar kur mora vesh qe Red Bull me kishte zgjedhur mua - tha Runi. Ne fillim sikur u shokova por me pas u mesova me kete ide dhe mu be shume qejfi. Une ne ato momente arrita qe te luaj me njerin prej klubeve me te medha te botes - tregoi Xhoni.
Me Maklesfilldin
Vellai me i vogel i Uejn Runit rrefeu se si kaloi tek klubi i Maklesfilldit. Pasi u largova nga Evertoni nje dite shkova te luaja me shoket e mi disa fusha. Aty disa menaxhere me ndoqen dhe me pas me erdhi edhe oferta e Maklesfilldit. Ne fillim isha nje lojtare rezerve por kur mbusha 17 vjec u ktheva ne nje lojtar titullar. Si per koincidence viti kur nisja ndeshjet si titullar ishte i fundit tek Maklesfilldi. Keto te fundit edhe pse me dhane nje kontrate ne fund te sezonit qe kaloi une refuzova dhe erdha ketu ne Amerike.
Karakteri
Edhe pse nuk ka ndritur si i vellai pra qe ne moshe te vogel Xhoni i ngjan shume Uejnit per sa i perket karakterit te forte. Ne prononcimin qe dha pasi u ftua nga ekipi Red Bullit ai tha Une jam i vendosur. Dua qe te krijoj nje imazh te mire si futbollist. Kam ardhur ne Amerike per te treguar se sa i talentuar jam. Shpresoj shume qe gjithcka te shkoje ashtu sic duhet. Deri me tani une asnjehere nuk kam ndjere presion nga fakti qe jam vellai i Uejn Runit. Une kam personalitetin tim dhe dua qe te bej rrugen time ne boten e futbollit. Tani per tani do te me duhet qe te jap me te miren. Dua qe ti bej ata qe te mbajne ketu jo pse jam vellai i Uejnit po per aftesite e mia - tregoi Xhoni.
Emocionet e perzgjedhjes
Se bashku me Xhonin drejt Amerikes me rastin e perzgjedhjes udhetuan edhe prinderit Uejn dhe Zhanet si dhe e dashura Kejsi. Kur me zgjodhen mua mamaja i dergoi nje mesazh Uejnit dhe vellait tjeter Grimit - tregoi Xhoni. - Une me pas bisedova me ta ne celulare. Mbaj mend qe Uejni me tha se ishte shume i lumtur dhe me uroi gjithe te mirat.
Pershtypjet e para
Me tej Xhon Runi tregoi edhe disa detaje te futbollit ne Amerike. Liga e Pare Amerikane eshte njera prej kampionateve me te mira ne bote. Ne qofte se e ndjek me kujdes veren se nga sezoni ne sezon kjo lige po perparon perpara. Ne Amerike njoh shume persona qe kane shkuar per te mbyllur karrieren por me duhet te shtoj se ka edhe shume futbolliste te tjere talente te tjera qe kane shkuar per tu permiresuar. Mund te them se shume prej ketyre te rinjve kane dhene shume edhe nje kompeticion sic eshte Kupa e Botes. Me pas Xhoni nuk anashkaloi faktin se ne ekipin e tij te ri do te mund te luaje me lojtare te klasit te larte sic jane Tierri Henri dhe Rafael Markez. Po pres me padurim qe ti rrefej Uejnit eksperiencat e para qe kam pasur me to. Ai e di shume mire se ne klubin ku luaj une tani performojne shume lojtare te medhenj. Ai gjithmone do te jete pas meje per te mbeshtetur ne rrugen qe kam nisur - tregoi Xhoni.
Henri
Prezantimi me i mire ne Ligen e Pare Amerikane mund te thuhet se ka qene mjaft i mire. Gjithashtu per ta informuar per tipin e lojes qe zhvillohet ne Amerike mendoi edhe Tierri Henri. Ish-lojtari i Arsenalit dhe Barcelones pohoi Une kur erdha ne Amerike u surprizova per standardin e larte te lojes qe zhvillohet ketu. Mendoj se edhe Xhoni sapo te nise te luaje do ta kuptoje se sa i veshtire eshte ky kampionat. Ne jemi shume te gezuar qe ai ka mundur te ftohet ne ekip. Sigurisht qe kur shikon mbiemrin Runi nuk te mbetet gje tjeter vecse te presesh mrekulli prej tij. Sigurisht per te mund te jete me e lehte qe luaj nen hijen e te vellait por ne fushe Xhoni duhet qe te beje lojen e tij te krijoje nje identitet te tijin.
Trajneri
Ne te njejten linje mendimi vijoi edhe trajneri i Red Bull Hans Bake. Suedezi qe ka qene zedhenesi i Sven Gorna Eriksonit tek Mancester Siti dhe tek Nots Kauntri tregoi se mbiemri ka shume pak rendesi ne futboll. Perpos kesaj keshille Bake tregoi se ka shume besim tek aftesite e Xhon Runit. Sipas tij ai mund te integrohet fare mire ne ekipin qe luajne lojtare si Henri e Markez. Ai ka luajtur tre ndeshje ne lsquoCombine procesi ku evidentohen talentet apo lojtaret qe do te perzgjidhen me pas. Une e kam ndjekur ne te tre takimet dhe pashe se Xhoni ishte njeri prej dy mesfushoreve me te mire. Ai luajti shume mire. Une dua tju them se fakti qe eshte i vellai i Uejnit nuk ka influencuar fare ne zgjedhjen time. Une besoj se Xhoni nuk do ta kete te lehte qe te mbaj ate mbiemer mbi supe megjithate them se fale aftesive te tij do te dale nga hija e te vellait. Kam kete mendim per te pasi e ndoqa ne tre takime dhe pashe se djaloshi ka nje karakter shume te forte. Ai ka edhe nje shpirt fantastik. Une shpresoj qe ai te beje shume mire ketu. Kam menduar qe Xhoni te marre pjese ne dy sesionet e stervitjes qe do te zhvillojme ne Majemi dhe Meksike. Vetem pasi ta shoh me ekipin atehere mund te them fjalen e fundit edhe pse kam shume besim qe 20 vjecari do te mund te integrohet shume mire me shoket e skuadres.
Uejn Runi
Me syte nga Xhoni do te jete edhe Uejni. Vellai i madh i Runeve tregoi se eshte shume krenar qe vellai me i vogel kerkon te beje fame ne SHBA. Ai do te jetoje ne njerin prej qyteteve me te medha te botes. Atje ai do te stervitet me disa prej lojtareve me te njohur te futbollit. Prania e tyre mendoj se do ta ndihmoje shume vellain tim. Tani shpresoj qe karriera e tij tek Red Bull te jete sa me e gjate. Gjithashtu enderroj qe nje dite te perballemi une te luaj per Junajtid ndersa ai per Red Bullin. Them se nje ndeshje e tille per babain dhe mamane tone do te ishte fantastike - tha ylli i Mancesterit.
Runi perballe Runit
XHON RUNI New York Red Bulls Lindi 17 dhjetor te 1990-es Liverpool
Klubet Maklesfilld Ndeshje 46. Gola 4 Paraqitje me Kombetaren 0 Paga ne jave 550 pound
UEJN RUNI Manchester United Lindi 24 tetor te 1985-es Liverpool Klubet Everton Mancester J. Paraqitje 436. Gola 151 Paraqitje me Angline 68 gola 26 Para ne jave 200000 pound
Pergatiti Altin Vorpsi