E Shtunë, 31 Tetor 2026

Talentet e reja ne futbollin nderkombetar

Talente te reja po dalin ne skene duke u krahasuar qe ne fillesat e tyre me biget e futbollit boteror. Disa cilesohen si Pele te vegjel disa te tjere i afrohen rolit te Maradones. Disa djem te rinj qe kane filluar qe te behen fenomenale.

Mbrojtesit e rinj ne modelin skandinav

Arsyeja se pse ndryshimi i gjeneratave te mbrojtesve ne Evrope eshte i ngadalshem eshte pasi ne repartin e mbrojtjes ka gjithmone veshtiresi nga trajneret e skuadrave per te nderhyre. Kjo vjen pasi gjithmone duhen garanci te forta dhe eshte e rralle qe tu besohet te rinjve. Ne Itali kjo eshte edhe me e dukshme qofte per moshen mesatare te mbrojtesve qofte per mungesen e kurajes te trajnereve per ti futur ne loje te rinjte. Portieret per shembull luftojne shume per tu dukur. Milani ka blere se fundmi 16-vjecarin Petkovic per skuadren e te rinjve. Nderkohe qe Juvja ka fituar ankandin duke paguar 400 mije euro per Rumunin 16-vjecar Bradesku. Ne parim italianet preferojne te fusin ne loje lojtaret qe i kane pare te luajne diku tjeter per te qene te sigurt.

Nje ndryshim te ketij trendi eshte bere nga Fiorentina ne muajt e fundit ku ka aktivizuar Sinisha Mihajlovic i cili ka bere debutimin e tij kunder Milanit. Per mbrojtesit qendror si Kamporese ne Itali duhet qe te punohet shume pasi fiziku nuk eshte i mjaftueshem duhen drejtim i pozicionit aftesi te mira per te parashikuar dhe per tu vendosur. Brezit i ri fenomeneve ka rrenje ne pjesen veriore te Evropes. Ku mund te vecohet fenomeni 19-vjecar Sorensen i cili u ka hapur syte e shume ekipeve jo vetem atyre italiane. Vitet e ardhshme mund te shohim ndonje Viking te zotin ne fushe. Per shembull Nikolai Boilesen 18 vjec i cili luan me Ajaksin ka nje fizik te fuqishem. Nje tjeter 18-vjecar O Hordur Magnusson eshte blere nga Juventusi i cili e ka marre nga Islanda dhe shpreson ta fusin ne ekipin e pare brenda pak kohe. Talentet e reja nuk jane vetem ne veri te Evropes Mark Muniesa eshte mbrojtes qendre tek te rinjte e Barcelones. Debutimi i tij me skuadren e pare ka zgjatur vetem per 7 minuta pas nxjerrjes me te kuq per nje nderhyrje jo dhe aq te rende. Atij nuk i mungon fiziku as personaliteti per tu bere nje mbrojtes i madh.

Madje edhe me mire se ai eshte serbi Nastasic i cili luan ne qender te mbrojtjes te Partizanit te Beogradit. 18-vjecari Serb eshte tashme ne shenjester te disa klubeve. Ai eshte shume i ngjashem me lojen e Vidic ka karakteristika te mrekullueshme fizike nuk avancon per mbeshtetje.

Por ata qe jane me shume ne mode jane mbrojtesit elegante. Ne Itali Milani i ka vene duart mbi Rodrigo Eli i gatshem per te ndjekur gjurmet e Tiago Silves. Djaloshi brazilian sapo ka mesuar per interesimin e Milanit u largua nga Porto Alegre e filloi qe te frekuentoje nje shkolle futbolli te kuqezinjve ne pritje te nje telefonate nga Briada. Ne futbollin modern duhen vrapues te medhenj ne krah nder te cilet me interesanti per tu permendur eshte Jaime Serrano i cili do te luaje me Interin duke zhvendosur Maikon kur ky i fundit te levize ne vende me ekzotike. nje tjeter mbrojtes krahu qe te le pershtypje eshte edhe 18-vjecari Emanuel Mbola i cili luan ne Amerike por me origjine nga Zambia. Ai eshte i shpejte ka dribling dhe fuqi te madhe fizike duke qene i zoti si ne sulm ashtu edhe ne mbrojtje. Nderkohe qe i vetmi talent ne rritje ne repartin e mbrojtjes ne Itali eshte Felice Natalino. Benitez e ka futur ne fushe e blerte nje nga lojerat me te dobeta te Interit por 19-vjecari do te dije se si te dale nga ai aksident kunder Lacios.

Loja merr jete ne mesfushe

Per ne mesfushe duhet truri ose mushkerite e hekurta. Duke dhene nje pasi klasi per shoket e skuadres ose vrapime per skuadren pasi mesfushoret jane zemra e lojes. Ka lloje te ndryshem mesfushoresh nga mesataret deri tek fantazistet njerez qe luajne shpesh ne hije totalisht ne sherbim te skuadres. Nder vite prototipi i mesfushorit ka ndryshuar. Futbolli shkon me dyfish shpejtesi keshtu qe ovulimi i futbollisteve si Xherard De Rosi Iniesta shembuj klasi e teknike do te jene akoma edhe per disa vjet. Po pastaj kush do te vije Kujt do ti besohen celesat e drejtimit te skuadrave te medha evropiane

Breza te rinjsh po vijne futbollistesh po shfaqen ne panoramen nderkombetare. Nga Amerika latine deri tek Evropa Lindore deshira per tu dukur ka menyra te ndryshme. Ka disa qe kane debutuar ne skuadra te rendesishme ne kompeticione te rendesishme. Per shembull Joshua Mekeakran i cili ka bere debutimin e tij me Celsin. Ka edhe nga ata per te cilet historia sapo ka filluar sic eshte Andi Najar 18 vjecari i talentuar hondurez. Ai luan ne ligen superiore ne SHBA. Ne te njejtin rol e me te njejten moshe shpejtesi e teknike si Honduriani eshte Zakaria Labjad i cili luan ne Holande. Pas te paarritshmeve Van Basten e Shnajder vjen djaloshi i ngjashem me interistin. Duke qendruar tek krahasimet ne itali perflitet si nje talent ne rritje te 16 vjecari Lorenco Tasi. Korioni presidenti i Breshas ka refuzuar nje oferte prej 5 milione euro per te riun. Sipas pronarit te Breshas klasi i tij mund te arrije te behet i ngjashem me ate te Baxhos. Ndersa shume te tjere e krahasojne me Pirlon ka edhe nga ata qe mendojne se do te behet si Riviera.

Kur flitet per talente nuk mund te leme pa permendur edhe dy brazilianet Kera e Piacon. Qe te dy lojtaret jane nga me te kerkuarit ne Brazil nga skuadrat e medha evropiane si Juventus Milani apo Celsi. Por edhe Argjentinasit nuk rrine duar kryq. Juan Iturbe i cili krahasohet me fenomenalin Mesi kerkohet nga Real United Inter Napoli e Palermo.

Kerkohen sulmues te tipit Xeko

Vezhguesit shpresojne qe te gjejne disa sulmues te mire ne Ameriken e jugut. Brazili dhe Argjentina eshte atdheu i fenomeneve e i talenteve. Evropa ne kete rol ka mesuar kohet e fundit qe te mbrohet duke shpenzuar me shume ne Afrike. Ata ofrojne nje prototip sulmuesi i gjithanshem i zoti me kembet e me koken. I madh e i guximshem por i afte ne loje dhe ne prekje pikerisht lojtare te perafert me Edin Xeko. Ne krye te talenteve me te kerkuar nuk mund te mos ishte xhevahiri i Santos Neimar. Vete pele e cilesuar ate si trashegimtarin e tij ne boten e futbollit. Neimar eshte tipi i sulmuesit modern edhe pse do ti duhet qe te rritet pak nga pikeveshtrimi fizik. Ai ka nje klauzole prej 45 milione euro edhe pse eshte vetem 18 vjec. Shuma te cmendura do te vershojne kete vere per te pasur sherbimin e tij. Nderkohe qe nga Evropa permenden gjithmone e me shume emri i 17 vjecarit Belg Romel Lukaku. Ai luan me Anderleht e duke qene i gjate 1.90 eshte nje fenomen brenda zones se rreptesise aq sa mund te vihet perball Drogbas. Gjate kesaj vere ai mund te shkoje ne krahet e Mancester Siti. Merkatoja prezanton edhe shume emra te tjere te panjohur me pare. Erik Lamela argjentinasi qe i pelqen Milanit ashtu dhe River Plate tashme entuziaste. Por nese ju pelqen futbollit spektakolar duhet qe te prisni 17-vjecarin Zherard Deulofeu i cili vazhdon qe te rritet ne ekipin zinxhir te Barces. Ate e pret nje e ardhme si sulmues i dyte. Pavaresisht se ndonjehere e tepron me mbajtjen e topit me lojera dhe triblime eshte nje perbindesh me mbajtjen e topit ne kembe.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›