E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhorxhevic svjen serbet i bejne bllokade

Mbrojtesi serb Marko Xhorxhevic nuk do jete pjese e Skenderbeut. I konsideruar si nje nga blerjet e klubit korcar ne merkaton e janarit lojtari nuk ka arritur dot te prishe kontraten me skuadren e tij FK Jagodina. Klubi serb pasi ka marre vesh qe futbollisti ka mbyllur parimisht marreveshjen me Skenderbeun i ka kerkuar Xhorxhevicit nje shume te majme per ta lene te lire. Ne keto kushte lojtari eshte dorezuar nderkohe qe ne klubin korcar e prisnin per te firmosur kontraten. Burime te sigurta prane drejtuesve te Skenderbeut kane konfirmuar se Xhorxhevic njoftoi nepermjet telefonit se e ka te pamundur per te marre kartonin nga Jagodina. Mbrojtesi serb u stervit per gati nje jave me Skenderbeun dhe ne fund mori OK-in nga trajneri Shkelqim Muca.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›