E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhubleta nje deshmi e qyteterimit te hershem

Veshja qe dikur shtrihej ne pellgun e Mesdheut sot ndodhet e kycur ne Alpet e Shqiperise

Ne antikitet grate e trevave tona visheshin me nje veshje qe i ngjan nje kembore te valezuar ne fund. Grate e malesise nuk ndikohen nga faktori kohe ato vazhdojne ta mbajne edhe sot kete veshje sikur te ishte nje objekt i shenjte. Historia e veshjeve shqiptare nis me xhubleten. Ajo eshte e dokumentuar edhe nepermjet deshmive arkeologjike dhe sipas ketyre deshmive rezulton te jete nje veshje e perhapur ne te gjithe pellgun e Mesdheut. Etnografja Aferdita Onuzi gjate nje interviste per standardin shpjegon Sot jeta ne zonat me te thella malore te Shqiperise pra mbijetesen kjo veshje e ka ne fshatrat e alpeve te vendit. Ne fakt zanafilla e kesaj veshje eshte ne zonat me te ngrohta sic eshte pra pellgu i Mesdheut. Pyetjes se si ka mbetur kjo veshje ne Alpet e Shqiperise ne kete forma qe ka sot studiuesit nuk dine ta shpjegojne. Kjo gje mund te kete arsyet e veta si p.sh. me levizjet e popullsise apo faktore te tjere por ne nuk dime te themi pasi nuk kemi nje studim te mirefillte se perse kjo veshje ka mbetur ne kete pjese te vendit. E rendesishme eshte qe kjo veshje e hershme e perdorur qe ne antikitet sot vazhdon te jete ne formen e saj me te lulezuar sigurisht jo ne qarkullimin e jetes se perditshme por e kufizuar ne aktivitetet artistike.

Historia e xhubletes

Kjo veshje nuk ka qene me kete ngjyre qe ne e shohim sot. Sot ajo ka nje ngjyre te zeze por me pare ajo ka pasur ngjyra te tjera. Ne baze te dokumenteve historike deshmive studimeve nga udhetare te ndryshem thuhet se ne shek. XVIII xhubleta krahasohet me Bishtin e Palloit per nga ngjyrat ketu ka nje lloj ekzagjerimi ne perdorimin e kesaj shprehjeje por e verteta eshte se ne ate kohe xhubleta ishte e zbukuruar me ngjyre te kuqe ne tulle me ngjyre te bardhe blu ne vjollce dhe me te zeze. Kete fakt ne e shohim ne nje tablo qe ka bere Kol Iodromeno ne fund te shek. XIX. Mendohet se ka mbetur ndonje ekzemplare i xhubletes me kete pamje. Veshja eshte paraqitur nga artisti ne nje tablo te madhe qe quhet Sekenat e Jetes ku ne fakt te gjithe personazhet jane te veshur me kostume popullore te krahinave te Shqiperise se veriut dhe midis tyre dallon edhe xhubleten me keto ngjyra. Me thene te drejten ne te nuk jane te gjitha ngjyrat e ylberit por nuk eshte sic na ka ardhur sot ne ngjyre te zeze. Nje ekzemplare i tille i xhubletes me ngjyra sot ndodhet ne muzeun e njeriut ne Paris. Atje mund te kete arritur ne forme dhurate apo e blere nga nje udhepershkrues apo studiues i fillim shek. XX. E verteta eshte qe ky ekzemplar qe duhet te ishte ketu ne na mungon ne fondet tona muzeale. Xhubleta me pamjen e sotme ka nje forme te vecante nga veshjet e tjera e vecanta nuk qendron vetem tek forma e saj kembore e cila valezohet ne fund por e vecanta e saj qendron tek stilimi i prerjes ndryshe nga veshjet e tjera qe jane vetem me nje cope dhe mund tia japesh formen si te duash ne avlemend xhubleta eshte bashkim i disa rripave 4-5 cm te gjere. Keta rripa jane prej shajaku te cilet ngjiten ne nje menyre shume speciale duke aplikuar nje qendisje apo punim me grep spik duke kapur te dyja anet dhe keshtu vazhdon duke i ngushtuar keto rripa sa krijohet beli apo mesi i gruas. Ne fakt ne Alpet e Shqiperise xhubleten e gjejme ne dy variante nje variant eshte ai me formen me te valezuar ne pjesen e fundit pra te kembores qe vjen duke u valezuar ne fund e cila eshte e perdorur ne Kelmend ne pjesen e Alpeve veriperendimore ndersa me ne thellesi ne pjesen e Alpeve veriperendimore dhe krahines se Pukes eshte nje krahine etnografike qe quhet Dukagjin. Kjo krahine perdor nje variant tjeter te xhubletes qe eshte ne forme kembore por me e shkurter dhe jo kaq e valezuar. Ne mendojme se xhubleta e Dukagjinit eshte forma me e hershme sepse te gjithe e dime qe veshjet ndryshojne ne modelim me kalimin e kohes. Studiuesit mendojne se zanafilla e xhubletes eshte forma e saj qe sot gjendet ne Dukagjin. Studimet e deritanishme kane treguar se pjeset perberese te veshjeve tradicionale nuk kane te gjitha te njejten moshe. Ka pjese qe te kujtojne veshjet mesjetare me ndikime bizantine e orientale te tjera qe vijne si nje jehone e kohes antike por ka edhe elemente qe mund te lidhen me kulturen ilire. Mund te permendim keshtu analogjite e verejtura midis linjes popullore dhe dalmatikes ilire apo midis kapucave strukave shalleve opingave etj. dhe elementeve respektive te perdorur nga iliret. Fale ketyre elementeve te trasheguar nga kultura ilire dhe ajo e arberve te mesjetes gjate zhvillimit te tyre historik veshjet popullore kane arritur te fitojne nje varg tiparesh origjinale qe marrin vlerat e nje treguesi etnik i cili i dallon veshjet shqiptare nga ato te popujve te tjere.

Pesha e xhubletes

Kjo veshje eshte kaq e rende sa mund te shkoje ne disa kilograme. Materiali me te cilin ajo behet eshte prej shajaku. Xhubletat ndahen ne disa kategori shume e mire e mire pas e mire qe perdoret ne jeten e perditshme dhe kategoria tjeter eshte ajo qe perdorin grate e moshuara. Kategoria me e mire e xhubletes shkon ne 14-15 kg e rende me te gjithe aksesoret e saj pra eshte kaq solide sa thone se ajo qendron vete ne kembe.

Zbukurimet

Zbukurimet qe perdoren per xhubleten jane te vendosur ne pjesen e rripave apo ne ivat e xhubletes sic e quan krahina veriore. Motivet qe e zbukurojne jane te ndryshem si p.sh. nje liber i hapur ku lexohet historia nga periudhat me te hershme pershkruhet historia e zhvillimit te kesaj krahine. Motive te tjera jane akrepi gjarpri peshku yjet. Pra kjo veshje me shume ka motive gjeometrike te pershtatur me ate natyror sesa zbukurues sic jane lulet apo dicka tjeter. Nepermjet ketyre motiveve te perdorur ne xhublete ne gjejme gjurme te krishterimit te hershem ne trevat shqiptare. Peshku dihet se u soll nga Jezu Krishti per te ngopur popullin po keshtu tjeter motiv interesat eshte kulti i gjarprit akrepi apo dhe insekte te tjera qe jane element te frymezuar nga mjedisi ku ka jetuar kjo popullsi.

Ngjyrat qe perdoren sot

Perdoret me shume mjeshteri duke manovruar me ngjyrat per te formuar nuanca sic eshte perdorimi ngjyres se zeze mbi te zeze. Teknika e perdorur me ngjyre te zeze mbi shajakun e zi krijon nje finese te jashtezakonshme qe ligjet e artit te kultivuar nuk e pranojne te zezen mbi te zeze ndersa ne artin popullor kjo aplikohet me shume sukses. Eumlshte ngjyra e verdhe por shume e kursyer ngjyra vjollce blu e bardhe perdoren per te mbushur motivet ne nje xhublete. Te gjitha keto motive i japin nje pamje shume interesante ne kompleksitet. Ne menyre te vecante krijohet madheshtia e xhubletes me te gjitha pjeset e saj perberese sic eshte brezi i cili eshte i punuar prej shajaku i zbukuruar me motive dhe ne pjesen e perparme ka nje togez prej argjendi te mbushur me gure shkelqyes te cilet nuk jane te cmuar por jane copa xhamash te cilet kane te njejten ngjyre me zbukurimet tjera te xhubletes. Pjese tjeter perberese e veshjes eshte nje lloj jeleku me tufce anash qe eshte ne llojin zbukurimi me te njejtin material eshte shume interesant. Po keshtu madheshti veshjes i jep edhe stilimi i lojerave. Menyra e krehjes se grave qe veshin xhublete eshte edhe me terheqese dhe te ngjall nje keshiri per ta njohur kete zone vetem nga menyra e kompleksitetit te veshjes dhe menyres se makijazhit dhe krehjes se flokeve te ketyre grave. Kacurrelat e xhubletes jane ne lloje te ndryshme te bera me nje teknologji popullore. Po keshtu edhe pjesa e corapeve te xhubletes i jep gruas nje pamje teper madheshtore. Ne fakt grate qe mbajne xhubleten ne Malesine e Madhe jane te beshme me trup te madh me forma tamam te pershtatshme per kete veshje madheshtore.

Pjeset perberese

E merr kete emer nga nje lloj fundi ne forme kembore te valezuar i qepur me rripa prej shajaku te vendosur njeri pas tjetrit ne linje horizontale bashkimi i te cileve realizohet me gajtane te holle prej leshi. Xhubleta shoqerohet edhe me disa pjese te tjera prej shajaku me ngjyre te zeze si te xhubletes te cilat quhen grykes mange dhe krahol. Pjese tjeter eshte edhe brezi i gjere i zbukuruar me rruaza dhe gajtane i cili ne te folmen vendore quhet kerrdhokell. Ne koke mbahej nje shami e bardhe e leshuar mbi shpatulla. Kembet mbroheshin me kelli shajaku ose me corape te gjata si dhe me opinga lekure. Veshja me xhublete ne gjysmen e poshtme ka formen e kambanes dhe ne gjysmen e siperme ngjan me veshjen e kryqtareve sikunder dhe mjaft simbole te gdhendura mbi kete kostum si koka e demit kretan forma kryqi svastike etj. jane te njohura si te templareve. Koleksionistet pohojne se misteri i veshjes se zeze shkelqen nga te gjitha pikepamjet si nga ndertimi teknika e endjes ornamentikes se qendisjeve derdhjes se stolive etj. Misteri i veshjes se zeze eshte me i madh se dija mbi permbajtjen e saj. Ne kete veshje bie ne sy forma e xhubletes krejt e vecante nga cdo veshje tjeter menyra e zbukurimit te pjeseve te saja me motive dhe ngjyra te plota por shume te zgjedhura si ngjyra e zeze ciklamin vjollce ose blu. Kjo veshje eshte mbajtur ne te gjitha malesite e Alpeve te Shqiperise perfshire edhe pjesen e Alpeve ne Malin e Zi. Xhubleta perfaqeson veshjen me te hershme ne Shqiperi dhe ne Ballkan. Ajo sjell mesazhet e qyteterimit ilir ne kulturen popullore shqiptare.

Sa perdoret sot

Fale faktit qe xhubleta eshte shume e dashur per njerezit qe e mbajne ka nje konservatorizem jo ne kuptimin e keq te fjales por eshte nje deshire per ta ruajtur ne menyre qe te paraqesin identitetin e tyre nepermjet xhubletes grate malesore vazhdojne ta ruajne ne arkat e tyre duke e perdorur jo vetem neper festivale por edhe ne festa te tjera. Kjo veshje vishet edhe ne Festen e Luleve qe behet ne pranvere te vone ne kete kohe behet Logu i Malesise se Madhe ku burra e gra shkojne e zbaviten. Po keshtu xhubleta vishet neper dasma e festa te ndryshe. Eumlshte dikush qe e riprodhon xhubleten ne Tuz te Malit te Zi por edhe atje ka ndonje grua qe mund ta perpunoje xhubleten. Megjithese kjo veshje ka vlera te jashtezakonshme askush nuk kujtohet qe te financoje ne nje menyre sa me simblolike per qepjen e xhubletave te reja. Zakonisht degjojme se ne si popull kemi nje kulture te pazevendesueshmehellip atehere si E verteta qendro se ne vendin tone nuk ka asnje vend ku te punohet per qepjen e kesaj veshje me vlera unikale. Per kete arsye etnografja Onuzi kerkon qe te ngrihet nje grup grash per te punuar per qepjen e xhubletes. Qe te realizohet nje gje e tille eshte nevoja sponsorizuesve. Xhubleta per eshte bartese e qyteterimit te hershem e per kete arsye duhet ta ruajme ne menyre te kujdesshme.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›