E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga 33-vjecarit akuzohet per kanosje

Forcat e policise se komisariatit te Shkodres kane bere te mundur kapjen e 33-vjecarit Vladimir Sokoli i cili ishte shpallur ne kerkim qe nga 31 tetori i ketij viti per vrasje te mbetur ne tentative dhe armembajtje pa leje. Policia e Shkodres pasi ka siguruar informacion per vendndodhjen e te kerkuarit ne fshatin Bardhaj bene te mundur kapjen e tij. Vladimir Sokoli dyshohet se ne paraditen e 31 tetorit te ketij viti rreth ore 0910 ne lagjen Ndoc Mazi te qytetit Shkoder ka kanosur per motive te dobeta me arme zjarri pistolete por pa i shkaktuar demtime shtetasit Gj. M. 43 vjec lindur ne Tropoje dhe banues ne lagjen Ndoc Mazi te qytetit Shkoder. Te shtenat me arme zjarri kane terrorizuar qytetaret qe kalonin rastesisht ne rruge te cilet kane pare teksa nje person qellonte me pistolete drejt nje lokali. Ngjarja ka ndodhur prane nje kryqezimi ne vendin e quajtur Ura e Thive. Sipas deshmive personi i armatosur ka qelluar dy here ne drejtim te nje tryeze te lokalit dhe 5 here ne ajer.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›