Xhulian Rrudho, blerja e parë e TiranësSulmuesi nga Divjaka, me një të kaluar te Kievo në Serinë A, pas prishjes së marrëveshjes verore me Partizanin, është stërvitur me Fiorentinën

Xhulian Rrudho është blerja e parë e Tiranës në merkaton dimërore. Sulmuesi nga Divjaka, me një të kaluar te Kievo në Serinë A, pas prishjes së marrëveshjes verore me Partizanin, është stërvitur me Fiorentinën. 21-vjecari Rrudho gjatë merkatos verore u testua edhe me Lodz në Poloni.
Rrudho është rritur si futbollist në Itali, ku ka luajtur me disa ekipe të njohura përfshirë Ankonën e Kievon, madje ka luajtur edhe për disa minuta kundër Milanit të madh.
E Hene, 05 Janar 2009