E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhuveli: ish-Azotiku, asnje rrezik per banoret

Ministri i Mjedisit, Lufter Xhuveli, inspektoi landfilldin ku eshte groposur arseniku, brenda ambienteve te ish- uzines se plehrave kimike azotik.

Fondi per zbatimin e ketij projekti kap shifren prej 1.6 milion euro dhe eshte financuar nga Bashkimi Europian.

Pasi vizitoi ambientet ku tashme jane groposur 1200 arsenik i koncentruar, ministri Xhuveli eshte shprehur se kjo substance kimike tashme nuk perben me shqetesim per banoret e qytetit te Fierit dhe rrethinave te tij.

Protestat e zhvilluara nga banoret perreth zones se infektuar per te kundershtuar kete projekt, per ministrin e mjedisit jane te stisura nga segmente te politikes.

Xhuveli nuk ka nguruar te kujtoje edhe fondet e refuzuara per pastrimin e zones naftembajtese te Zharzes. Siperfaqja prej 5 mije metra katror ku eshte groposur arseniku, jo vetem qe nuk ka rrezikshmeri per jeten e banoreve por shume shpejt ajo do te shderohet ne nje zone te gjelberuar.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›