E Shtunë, 31 Tetor 2026

PBDNJ kunder formulës për Kodin Zgjedhor

PBDNJ konsideroi sot se formula e Kodit Zgjedhor, së cilës iu dha edhe dora e fundit dje, është një formulë pa krye dhe e pabarbartë. Me këtë deklaratë, PBDNJ rreshtohet përkrah partive të vogla, deputetët e tre prej të cilave janë futur në grevë urie 

TIRANË- Partia e Bashkimit për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ) konsideroi sot gjatë një konference për shtyp, se formula e Kodit Zgjedhor, së cilës iu dha edhe dora e fundit, është një formulë pa krye, e pabarbartë dhe jo konkuruese, e cila do të sjelle apriori kontestime për procesin e ardhshëm zgjedhor. Me këtë deklaratë të bërë nga kryetari i kësaj partie, Vangjel Dule, PBDNJ rreshtohet përkrah partive të vogla, deputetët e tre prej të cilave janë futur në grevë urie në sallën e Kuvendit të Shqipërisë.
‘’Megjithese, projekti për Kodin Zgjedhor erdhi për herë të parë në kohën e duhur dhe i formuluar kryekeput nga Komisioni i Reformes Zgjedhore , pa asistencen e nderkombetareve, është ende larg praktikave europiane , pasi nuk jep garanci se kur do të përfundojë procesi i pajisjes së qytetarëve me dokumente përkatëse për të votuar dhe listave adeguate të zgjedhësve’’.
Dule shtoi se ‘’ Edhe 6 muaj na ndajnë nga zgjedhjet më të rëndësishme parlamentare, dhe monopolizimi i dy partive më të mëdha PD-PS për administrimin e zgjedhjeve , është një minë me sahat që këto dy parti po i vënë këtij procesi’’.
Ai përshendeti sot grevën e urisë të zhvilluar nga deputetë të LSI, PDK e PS-91. ‘’ Në një shtet demokratik kryesore është dialogu, por përderisa ky nuk është arritur, kuptohet qartë se sistemi ynë demokratik ka defiçite akoma shumë të mëdha”, tha Dule në konferencën për shtyp.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›