E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhuxha, por gjigandë

Ata i çojnë shtetet drejt falimentimit, monedhat në rënie të lirë. Vetë njeriu më u fuqishëm në botë, presidenti amerikan, Barak Obama, dridhet nga ndikimi i tyre.

Agjencitë e vlerësimit të aftësisë borxhshlyese, Stanard&Poors, Moodys dhe Fitch dirigjojnë ekonominë botërore. Nuk kalon asnjë ditë pa një prognozë shokuese.

Këtë javë e nisi Italia, u pasua nga Irlanda, Greqia dhe ndoshta në radhë është edhe SHBA.

Nëse ulin poshtë gishtin e madh këto agjenci, tregjet bien në gjunjë. Por që pas këtyre prognozave qëndrojnë pak njerëz, këtë nuk e di shumëkush.

Torsten Hinrish i Standard and Poors thotë: Marrim rastin e Greqisë, atje kemi një analist kryesor, që përpunon një analizë së bashku me një koleg tjetër. Materiali i përmbledhur vlerësohet dhe ata përgatisin një propozim. Ky propozim shqyrtohet nga një komitet prej së paku 7 analistësh me përvojë. Më pas hidhet në votim vlerësimi për aftësinë kredituese.

Është e qartë: Vetëm nëntë persona vendosin për mirëqenien dhe vuajtjen e një vendi të tërë.

Por ku qëndron kompetenca?

Tre krerët e tyre janë Stephen Joynt i Fitch, Deven Sharma i Standard and Poors dhe Raymond McDaniel i Moodys.

Të tre janë profesionistë të kalitur në biznes, me një karrierë, por të kufizuar kryesisht në këtë lloj pune. Ata që presin që këta gjyqtarë të rëndësishëm të kenë diploma në universitete të mëdha dhe të kenë shkëlqyer në mësime, do të zhgënjehen. Përveç indianit Sharma, që ka një titull doktori, asnjë tjetër nuk ka studiuar në ndonjë shkollë elitare në SHBA, asnjë nuk ka punuar në ndonjë korporatë të madhe, e megjithatë prej tyre varen megakorporatet e shtete të tëra.

Edhe pse Europa po zien kundër tyre, namit të tyre nuk ke çfarë i bën. Dhe nuk duhet harruar: ndaj vendimeve të tyre nuk ka një rekurs ligjor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›