Ya`alon: Irani nuk ka aftësi të prodhojë armë bërthamore

Irani nuk ka aftësitë e duhura për të krijuar armë bërthamore në këtë pikë, për shkak të vështirësive teknologjike më të cilat është përballur kohët e fundit, theksoi zv/kryeministri izraelit Moshe Ya`alon.
Gjatë një interviste për radion izraelite mëngjesin e së mërkurës, Ya`alon theksoi se Irani do t`i ketë aftësitë e duhura për të krijuar një bombë bërthamore në tre vitet e ardhshme.
Përveç kësaj, Ya`alom theksoi se Jordania dhe Egjipti së bashku me Izraelin i frikëson marrjes së Bregut Perëndimor nga ana e Hamasit.
Sipas ministrit të Punëve Strategjike, SHBA-ja dhe Evropa po qëndron larg idesë së shpalljes së njëanshme të shtetit palestinez.