E Shtunë, 31 Tetor 2026

Yaya Toure drejt Man Cityit

Mesfushori i Barcelonës, Yaya Toure është në prag të transferimit në Manchester City ka bërë të ditur menaxheri i tij, Dimitri Seluk.

Reprezentuesi i Bregut të Fildishtë pritet t’i bashkohet klubit anglez pas përfundimit të Kampionatit botëror.

“Mendoj se shumë shpejt do të largohet nga Barcelona. Për momentin nuk mund të njoftojmë asgjë por mendoj se do të qartësohet shumëçka në fund të kësaj jave” tha Seluk.

Barcelona thuhet se kërkon 25 milionë funta për Touren i cili nëse kalon në City do të bashkohet me vëllanë e tij të madh, Kolo.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›