E Diel, 1 Nëntor 2026

“Yjet e Pokerit”, Cana fiton 100 mijë euroKapiteni shqiptar i Sandërlendit mundi profesionistin francez Zhan Bubli në fazën finale.

Publikoje ne rrjetet sociale:

(ALBANIA SPORT) - Lorik Cana është fituesi i “Yjeve të pokerit”. Kapiteni shqiptar i Sandërlendit ka fituar jo pak, por 100 mijë euro, të cilat kosovari do t’i përdorë për t’i ardhur në ndihmë.

Tavolina finale e turneut të “Yjeve të pokerit’ u transmetua të enjten në mbrëmje në televizionin francez “Canal +”, ku përballë njëri-tjetrit në arenën e Nimes ishin gjashtë futbollistë profesioniste, gjashtë lojtarë amatorë të kualifikuar përmes internetit dhe gjashtë sportistë.

Ish-kapiteni i Marsejës mundi profesionistin francez Zhan Bubli në fazën finale.

“Ishtë një ndeshje shumë e ngadaltë, por gjithçka shkoi mirë. Në finale gjithmonë kam dëshirë të fitoj, pokeri është si puna e futbollit. Është një kompeticion”, - tha Cana për televizionin francez.

Loriku është i pari nga të pesë lojtarët që do të kualifikohen për ndeshjen finale të “Yjeve të pokerit”, e programuar gjatë festivalit të Kanës dhe ku shuma që mund të fitohet është 200 mijë euro.

Numri i klikimeve - 912
  E Premte, 11 Dhjetor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›