Dinamo, para provës së të vërtetësNë ndeshjen e fazës së parë, Dinamo fitoi 1-0, me një gol të realizuar nga argjentiasi Lukas Malarkane

Publikoje ne rrjetet sociale:
(ALBANIA SPORT) – Dinamo, kryesuesja absolute e Kategorisë Superiore (+10 pikë nga Besa, vendi i dytë) do të përballet në “Niko Dovana” me një Teutë shumë ambicioze.
Blutë e Shkëlqim Muçës, një trajneri me tipare sulmuese, janë para një prove jo të lehtë me durrsakët. Përballë njëri-tjetrit do të jenë dy ish-lojtarë e ish-trajnerë që kanë fituar tituj kampionë me Tiranën, Shkëlqim Muça (tre tituj kampionë si trajner) dhe Mirel Josa (një titull).
Në ndeshjen e fazës së parë, Dinamo fitoi 1-0, me një gol të realizuar nga argjentiasi Lukas Malarkane pas një goditjeje të lirë të ekzekutuar nga Elis Bakaj në minutën e 31-të.
Statistikat si në këtë edicion ashtu edhe nga sezoni 1999-2000 flasin në favor të Dinamos. Blutë kanë fituar 13 nga 30 ndeshjet e zhvilluara, kundrejt 9 të Teutës dhe 8 barazime.
Në fakt, nëse Dinamo i ka fituar të shtata ndeshjet e zhvilluara në shtëpi, në transfertë ka barazuar dy nga gjashtë të luajturat (katër fitore), ndërkohë që Teuta ka fituar 4, barazuar 1 dhe humbur 1.
Takimi Teuta-Dinamo do të drejtohet nga laçjani Sokol Çekaj.
Numri i klikimeve - 3353
E Premte, 11 Dhjetor 2009