Shkëlqim mbi tepihun e kuq

Në Londër po zhvillohet ceremonia e ndarjes së shpërblimeve më të rëndësishme në industrinë muzikore të Britanisë së Madhe, "BRIT Awards 2013".
Në edicionin e 33-të të kësaj ceremonie, janë të pranishëm një numër i madh i këngëtareve të njohur britanik e botëror.
Mes tyre është edhe Rita Ora, e cila garon për dy shpërblime, ndërsa bazuar në rezultatet në internet, ajo është favorite në kategorinë "British Breakthrough"
Rita, së bashku me këngëtaret Jessie J, Lana Del Ray e Taylor Swift, janë ndër më të komentuarat për fustanet e zgjedhura për parakalim mbi tepihun e kuq. /Indeksonline/