E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ylli Ndroqi,merr drejtimin e klubit Shkumbini


Presidenti i RTV "Ora News" dhe kompanisë "Yldon" , zoti Ylli Ndroqi merr drejtimin e klubit të futbollit të Shkumbinit. Zoti Ndroqi do të ketë 85% të aksioneve ndërsa bashkia e Peqinit do ketë 15% të tyre.
Marrëveshja është nënshkruar nga zoti Ylli Ndroqi dhe kryetari i Bashkisë së Peqinit, Ilir Rusha.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes, zoti Ndroqi garantoi se shumë shpejt Peqini do të zërë vendin e parë në sportin shqiptar. "Premtoj se Shkumbini do jetë kampion për Shqipërinë. Do bëj organizim dhe investim të madh për Peqinin sepse e meriton", tha ai.
Zoti Ndroqi u shpreh krenar që do jetë President i klubit Shkumbini.
Prezantimi i Presidentit të ri të klubit të Shkumbinit, zotit Ylli Ndroqi do të zhvillohet nesër.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›