E Shtunë, 31 Tetor 2026

Madrid, Mourinho prezantohet tek Reali

Jose Mourinho eshte prezantuar si trajneri i ri i Realit te Madridit, pasi u largua nga Interi si kampion i Evropes me trofeun e Liges se Kampioneve te fituar kunder Bajernit te Mynihut. Portugezi, ka nenshkruar nje kontrate 4-vjecare me klubin madrilen dhe do te kerkoje te drejtoje skuadren drejt suksesit.

"Nuk e di nese kam lindur per te qene trajner i i Realit te Madridit, por jam i sigurte qe ka lindur per t’u bere trajner futbolli. Historia e Realit te Madridit te detyron te fitosh”, ka bere te ditur Mourinho ne konferencen e pare per shtyp si trajner i Realit te Madridit.

9 here kampionet e Evropes nuk kane fituar asgje ne dy sezonet e fundit, per shkak te dominimit te Barcelones ne kampionatin spanjoll. “Ne radhe te pare une nuk jam anti-Barcelona. Une jam trajner i i Realit te Madridit dhe nuk me interesojne skuadrat e tjera. Barcelona eshte nje rival i forte, vetem kaq. Nese me urrjene atje, ky eshte problemi i tyre, jo i imi”, ka nenvizuar trajneri portugez, i cili ka fituar dy here Ligen e Kampioneve, ne vitin 2004 me Porton dhe ne sezonin e fundit me Interin.

Jose Mourinho ka thene se Reali i Madridit nuk do te beje blerje te bujshme ne merkaton e veres dhe se beson te skuadra aktuale e mbeshtetur te yjet e futbollit boteror si Ricardo Kaka dhe Cristiano Ronaldo.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›