Ylli Pinari, kundër ekspertimit të Gërdecit
TIRANE Ylli Pinari, i pandehur në dosjen Gërdeci, i kërkoi dje Gjykatës së Tiranës kryerjen e një ekspertize të re ushtarako-teknike në lidhje me procesin e demontimit të municioneve në fabrikën që shpërtheu më 15 mars 2008. Në seancën e djeshme, togat e zeza të Gjykatës u njohën me kundërshtitë e të pandehurit Pinari mbi përgjigjet e ekspertëve që kanë përpiluar akt-ekspertimin që ndodhet në dosje. Para gjykatës Pinari u shpreh se ekspertët janë larguar nga detyra e nga përgjegjësia që kanë para ligjit dhe në ekspertizë kanë bërë rolin e prokurorit. I pandehuri Pinari tha se në akt vërehej njëanshmëri e theksuar e ekspertëve, që lidhej me vlerësimin vetëm të dëmeve të shkaktuara dhe se në konkluzione nuk janë marrë parasysh përfitimet e shtetit shqiptar nga realizimi i demontimi i municioneve. Ekspertët nuk kanë dashur ti studiojnë të gjitha dokumentet që ishin në dosjet që dispononte organi i akuzës, tha Pinari.