Ylli i Backstreet Boys, në Walk of Fame
Backstreet Boys, janë një grup amerikan i rrymës POP të cilët kanë qenë të nominuar për çmimin Grammy. Ata patën 13 hite të cilët mbanin numrin 1 në vitet 1990 dhe 2000. Kanë shitur më se 100 milion kopje albumesh, dhe gjatë periudhës1997-2005 kanë fitur me shitje albumesh 533.1 million $.
Grupi i tyre përbëhej nga 5 djem, ata ishin pesë djemtë më të sukseshëm pas viteve 90.
Disa nga këngët, me të cilat ky grup ka bërë bujë, kanë qënë I’ll Never Break Your Heart 1996 , Everybody (Backstreet’s Back) 1997, Show Me the Meaning of Being Lonely 1999 , Incomplete 2005.
Ndërsa tani prej disa vitesh ato nuk janë më epiqëndra e të rinjëve, por muzika e tyre mbetet ende pjese e kujtimeve te gjithësecilit.
Pikërisht ky grup ditën e djeshme është vlerësuar me yllin e tyre, me atë yll që çdo artist e dëshiron, me yllin më të famshëm, atë të bulevardit të famës.
Mbrëmjen e djeshme 5 djemtë e grupit muzikor pop të viteve 2000 kanë vendosur duart e tyre në “Walk of Fame.