E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dokumentar për jetën e çmendur

Këngëtarja kontroverse, Ke$ha ka menduar që ta përfshijë jetën e saj në një film sepse mendon se jeta e saj është totalisht e çmendur.

26 vjeçarja gjatë kësaj jave do të publikojë dokumentarin e saj, My Crazy Beautiful Life.

“Unë thjeshtë doja të dokumentoja jetën time sepse është aq e çmendur. Doja ta përfshija jetën time në film në mënyrë që kur të plakem do të them: Jeta ime ishte e çmendur, ka thënë këngëtarja për MTV News.

Ky dokumentar pritet të jetë mjaft interesant, duke marrë parasysh jetën e shfrenuar që këngëtarja bënë kohë pas kohe. Ke$ha gjithmonë ka qenë transparente  për sa i përket jetës së saj, duke treguar edhe çmenduritë më të mëdha që ka bërë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›