Ylli i “Grey’s Anatomy”, Eric Dane, vdes në moshën 53-vjeçare

LOS ANGELES, 20 shkurt/ ATSH/ Aktori amerikan Eric Danei bërë i famshëm me rolin e dr. Mark Sloan “McSteamy”, në serialin ikonik “Grey’s Anatomy” ndërroi jetë në moshën 53-vjeçare, konfirmon revista PEOPLE.
Lajmi i trishtuar vjen 10 muaj pasi Dane bëri publike diagnozën e tij me skleroza laterale amiotrofike (ALS), e njohur gjithashtu si sëmundja Lou Gehrig, një sëmundje progresive neurodegjenerative që prek qelizat nervore të trurit dhe palcës kurrizore.
Sipas PEOPLE, familja dhe përfaqësuesit e aktorit kanë kërkuar privatësi.
Eric Dane u bë një figurë e dashur e televizionit, duke fituar popullaritet të jashtëzakonshëm si pjesë e kastit të Grey’s Anatomy, përpara se të luante role të rëndësishme edhe në projekte të tjera televizive dhe filmike, përfshirë serialin e suksesshëm “Euphoria”.