E Diel, 1 Nëntor 2026

Reshje shiu me intensitet të ulët, dëborë në zonat malore

TIRANË, 20 shkurt/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e premte ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.

Reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit hera-herës shtrëngata afatshkurtra përgjatë vijës bregdetare si dhe përgjatë relieveve malore në verilindje-lindje. Pas orëve të mesditës reshjet e shiut humbasin territor duke mbetur prezent me intensitet kryesisht të ulët, ndërsa përgjatë vijës bregdetare lokalisht shtrëngata afatshkurtra.

Në zonën e Alpeve, verilindje-lindje në lartësitë mbi 900-1000 metra reshje bore me intensitet të ulët e lokalisht mesatar, në juglindje në lartësitë mbi 1000-1100 m reshje bore ma intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jug me shpejtësi mesatare 8 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 12 m/s, me valëzim në det të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat Siglat
Shkodër 6/10 Re shi diell
Kukës 3/12 Re shi/borë diell
Lezhë 6/10 Re shi diell
Dibër 2/10 Re shi/borë diell
Durrës 8/15 Re shi diell
Tiranë 9/15 Re shi diell
Elbasan 8/14 Re shi diell
Berat 7/16 Re shi diell
Vlorë 9/15 Re shi diell
Korçë 3/10 Re shi/borë diell
Gjirokastër 4/10 Re shi/borë diell
Sarandë 8/15 Re shi diell

/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›