Ylli i Lost debuton ne skenen e Londres

Ylli i serialit televiziv amerikan Lost Matthew Fox do te beje debutimin e tij ne skenen britanike ne kuader te premieres boterore te nje drame te shkrimtarit Neil LaBute.
Fox i cili ka interpretuar doktorin Jack Shephard ne ishullin e shkrete do te performoje perkrah aktores se njohur britanike Olivia Williams.
Nje pyll i erret dhe i thelle eshte pershkruar si nje komedi qe me vone perfundon ne nje thriller psikologjik.
Kjo shfaqje do te hape sezonin e Vaudeville Theatre te Londres ne mars te vitit te ardhshem. Fox do te luaje rolin e Bobby i cili ndihmon motren e tij Williams qe te zbraze shtepine e saj ne pyll.
Aktori 44 vjecar ka deklaruar per BBC se deshironte te kthehej ne teater pasi ishte merzitur me pjesemarrjen e tij ne nje serial maratone qe zgjati 6 vjet.