E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Ylli në Bahrein për ceremoninë e hapjes të Kampionatit Botëror të Peshëngritjes

TIRANË, 5 dhjetor /ATSH/ Presidenti i Komitetit Olimpik Shqiptar, Fidel Ylli ndodhet në Bahrein ku do të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Kampionatit Botëror të Peshëngritjes, që mbahet në Manama të Bahreinit.

Ylli ndodhet në Bahrein me ftesë të Presidentit të Komitetit Olimpik të Bahreinit dhe Presidentit të Federatës Botërore të Peshëngritjes, Mohamed Jalood

Aktiviteti do të mbahet në Bahrein National Theatre dhe organizohet nën kujdesin e Madhërisë së Tij, Princit Sheikh Nasser bin Hamad Al Khalifa, pjesëtar i Familjes Mbretërore dhe Kreu i Këshillit të Lartë të Qeverisë për Rininë dhe Sportin, në Mbretërinë e Bahreinit.

Presidenti i KOKSH, Fidel Ylli është i ftuar nderi në këtë ceremoni. /j.p/

1 nga 13

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›