Ylli pret Asimakopoulos: Akadamia Olimpike Shqiptare, prej më aktiveve në shërbim të olimpizmit

TIRANË, 20 dhjetor /ATSH/ Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli priti në një takim drejtorin e Akademisë Olimpike Ndërkombëtare, Dr. Makis Asimakopoulos, që ndodhej në Tiranë për zhvillimin e Asamblesë së ISSA.
Presidenti Ylli e njohu Asimakopoulos me të gjitha arritjet e KOKSH në vitet e fundit, që nga projekti i Ekipeve Sportive në Shkolla, suksesi i ‘Team Albania’ në Lojërat Olimpike Paris 2024 me marrjen e 2 medaljeve të para Olimpike, risitë teknologjke, si edhe një edhe informacion shterues për “Tirana Olympic City”.
Dr. Makis Asimakopoulos, që shoqërohej edhe nga Alexandra Karaiskou, përgjegjëse e Marrëdhënieve me Akademitë Olimpike Kombëtare, u shpreh i impresionuar nga arritjet e KOKSH dhe përgëzoi Presidentin Fidel Ylli dhe stafin e tij për organizimin e jashtëzakonshëm të Asamblesë së ISSA.
Dr. Makis Asimakopoulos vlerësoi maksimalisht edhe punën e Akadamisë Olimpike Shqiptare dhe të Drejtoreshës Enkeleda Caushi, duke e cilësuar si një prej Akademive më aktive në shërbim të Olimpizmit. /j.p/
1 nga 13