E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Partizani triumfon ndaj Vllaznisë dhe merr vendin e parë

TIRANË, 20 dhjetor /ATSH/ Partizani triumfoi sot ndaj Vllaznisë me rezultatin 2-0, në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të në Superligë.

Sukses i rëndësishëm i kryeqytetasve, që ngjiten në krye të renditjes, në pritje të përballjes Dinamo-Egnatia.

Në krahun tjetër, Vllaznia vinte me mungesa të shumta në këtë takim, diçka që ndikoi edhe në lojë.

Partizani e nisi ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, duke kaluar në avantazh pas vetëm 2 minutave lojë.

Tedi Cara shfrytëzoi në maksimum një asist të marrë nga Rrapaj dhe ia doli të mposhtë portierin Jukaj, për të zhbllokuar sfidën.

Në minutën e 63-të, ishte Arinaldo Rrapaj, i cili me një supergol dyfishoi shifrat, duke vulosur ndeshjen në 2-0.

Me këtë fitore, Partizani mban vendin e parë me 33 pikë, ndërsa Vllaznia mban vendin e tretë me 31 pikë.

/a.f/r.e/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›