E Enjte, 5 Nëntor 2026

Ylli pret nënkampionin e Evropës në karate, Orges Arifi

TIRANË, 9 korrik /ATSH/ Karateisti shqiptar Orges Arifi, fitues i medaljes së Argjendtë në “Kampionatin Europian të Karatesë”, mbajtur në Zadar të Kroacisë është pritur në një takim të veçantë nga Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli.

Gjatë takimit, Ylli ka vlerësuar arritjet e sportistit dhe e ka inkurajuar atë për të synuar të tjera objektiva të rëndësishme.

Në takimin e mbajtur në zyrat e KOKSH, ku të pranishëm ishin edhe sekretari i përgjithshëm i KOKSH, Gerti Shima, presidenti i Federatës së Karatesë, Petrit Baba, si edhe babai i Orges Arifit, u diskutua gjatë edhe për përpjekjet e KOKSH për të mbështetur të gjitha federatat dhe sportistët, për të afruar sa më shumë njerëz pranë sportit dhe padyshim për të synuar edhe rezultate të larta në arenën ndërkombëtare.

1 nga 10

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›