BRUKSEL – BE: Askush nuk i kërkoi Orbanit ndërmjetësimin për paqen ruso-ukrainase

BRUKSEL, 9 korrik /ATSH-ANSA/ – Asnjë kontakt më parë, asnjë shpjegim nuk dha më pas, deklaroi zëdhënësi i Komisionit Evropian Eric Mamer në lidhje me vizitat e kryeministrit hungarez, Viktor Orban në Rusi dhe Kinë.
Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari kinez në lidhje me “skepticizmin” e kryeministrit hungarez ndaj përpjekjes për ndërmjetësim, Mamer tha se “ndërmjetësimi sipas definicionit kërkon dy palë dhe asnjëra nga dy palët, as Ukraina dhe as Rusia, nuk i kërkoi atij të ndërmjetësonte”.
”Askush nuk i kërkoi Orbanit të ndërmjetësonte”, tha ai./ /os/