E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Yuri Kim takon ambasadoren e BE në Shqipëri: Mbështesim zbatimin e plotë të reformës në drejtësi

Ambasadorja amerikane në vendin tonë Yuri Kim ka takuar ambasadoren e BE në Tiranë Christiane Hohmann.

Në një postim në Twitter, Yuri Kim shkruan se pret të bashkëpunojë ngushtë me ekipin e BE-së për të mbështetur përpjekjet e njerëzve dhe qeverisë për zbatimin e plotë të reformës në drejtësi.

“E lumtur që takova ambasadoren e BE në Tiranë Christiane Hohmann. Ajo është e emocionuar që zyrtarisht kanë filluar negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në Union. Ne mezi presim të punojmë ngushtë me ekipin e BE-së për të mbështetur përpjekjet e njerëzve dhe qeverisë, duke përfshirë zbatimin e plotë të reformës në drejtësi”, shkuan ambasadorja Kim.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›