Z. Agron Buxhaku kandidat i BDI-së për president të Maqedonisë
Agron Buxhaku, kandidat për president të Maqedonisë, nga radhët e
Bashkimit Demokratik për Integrim thotë se angazhohet që dy komuntetet
më të mëdha në vend (maqedonasit dhe shqiptarët) ta mbështesin njëri
tjetrin dhe jo njëri të ndjehet më inferior (i ndënrenditur) ndaj
tjetrit. Në një intervistë me Zërin e Amerikës ai flet për motivet që e
kanë shtyrë të hyjë në këtë garë, pastaj për Marrëveshjen e Ohrit, për
cështjen e emrit të Maqedonisë, dhe të tjera, ndërkohë që është i
bindur se zgjedhjet do të jenë të ndershme dhe të drejta.