E Diel, 1 Nëntor 2026

ZGJEDHJET 2025/ Dalin rezultatet e para në ZAZ-të e Vorës, Gonxhja më i votuari, Meta merr vetëm 1 votë

Kanë dalë rezultatet e parë nga ZAZ në Vorë, aty ku u zhvillua numërimi dhe votimi elektronik.

Nga ZAZ 27 në Vorë rezulton se PS ka marrë 124, ASHM 42, PSD 5, Partia Mundësia 4, Nisma Shqipëria Bëhet 1, AKSH 2 vota.

Sa i përket kandidatëve nga PS më i votuari ëhstë Blendi Gonxhja i cili ka marrë 75 vota, ndërsa dy votues nuk kanë zgjedhur kandidat.

Ndërkohë në krahun tjetër në këtë ZAZ më i votuari është Lorenca Hoxha me 9 vota, ndërsa Ilir Meta ka marrë vetëm 1 votë.

Ndërkohë kanë dalë edhe rezultati nga ZAZ 2037/1 në Domje PS ka marrë 120 dhe ASHM 212.

Ndiqeni LIVE rezultatin 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›