E Shtunë, 31 Tetor 2026

ZMQ: Mos pajisja me karta, mohim vote

Zyra për Mbrojtjen e Qytetarëve, u ka bërë thirrje sot qytetarëve që të aplikojnë për kartat identitetit. Kjo zyrë, ka kërkuar që të gjithë ata që do të aplikojnë pas 14 qershorit të gjobiten, për të detyruar kështu qytetarët që të aplikojnë përpara kësaj date. Sipas reagimin nga kjo zyrë, pajisja me karta është detyrim ligjor, ndërsa ky proces nuk duhet të zhvillohet vetëm për zgjedhjet. Ky institucion i ka kërkuar Ministrisë së Brendshme që të japë informacion për procesin, duke nënvizuar se mos pajisja e qytetarëve me letërnjoftime, është mohim i të drejtës së votës. ZMQ-ja ka shprehur shqetësimin e saj edhe për listat e votuesve, duke theksuar se nuk cilësohen të gjithë ata shtetas që jetojnë jashtë vendit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›