ZMQ kundër monopoleve
Tiranë (Start)-Zyra për Mbrojtjen e Qytetarëve i kërkon institucioneve te shtetit shqiptar që nën shembullin e vendeve të Bashkimit Europian të miratojë disa masa për daljen nga situata monopol ne telefoninë lëvizëse. Në kete mënyrë mbi 2 milionë qytetarë shqiptarë që janë përdorues të telefonisë lëvizëse kane mundësi të zgjedhin vetë shërbimin e tyre pa ndryshuar numrat që kanë në përdorim. Përmes një letre të dërguar autoiteteve më të larta shtetërore, ZMQ thekson se një ndërhyrje e tillë do të rrisë realisht konkurrencën në treg dhe do të sjellë ulje të cmimit të shërbimit të telefonisë celulare.
Sipas ZMQ, situata e tanishme, kur është njoftuar edhe dhënia e licensës për operatorin e katërt të telefonisë celulare, jo vetëm "stabilizon" cmime që janë shumë larg pritshmërisë së konsumatorit, por shkatërron konkurencën sidomos për operatorët e rinj në treg.
“Nga praktika e deritanishme në Shqipëri ata që do të vijojnë të fitojnë do te jenë vetëm operatorët, nderkohe ata që do të vijojnë të humbasin do të jenë konsumatorët. Qytetarët po vijojnë të mbahen të lidhur prej shume kohesh, pasi shumë prej tyre nuk dëshirojnë të ndërrojnë numrat aktualë që i perdorin per nje periudhe 10 vjecare. Qytetarët po mbahen peng nga mosreagimi i institucioneve shqiptare, pasi numri nuk eshte me prone e operatoreve, por pronë direkt e qytetareve. Seritë e numrave kompanitë i kanë marrë nga ERT (Enti Rregullator i Telekomunikacionit) dhe ja kanë shitur qytetarëve. Qytetarët duhet të paguajnë vetëm shërbimin dhe të kenë të drejtë ta marrin ate nga cilado kompani që dëshirojnë”, vijon ZMQ në letrën e saj.
Ndërkohë, vetëm katër ditë më parë, Drejtori i Përgjithshëm i Eagle Mobile, Ali Tashkën, theksoi rëndësinë e kësaj praktike në vendin tonë si dhe premtoi se së shpejti do të nis punën për realizimin e këtij plani.