Berisha: Qeveria u ka qëndruar premtimev
Kryeministri i Sali Berisha ka zhvilluar paraditen e sotme një vizitë në qytetin e Vlorës, ku ka marrë pjesë në inaugurimin e godinës së Universitetit të Vlorës dhe një inspektim të punimeve të TEC-it.
Në takimin me studente dhe pedagogë të këtij universiteti, Kryeministri u shpreh se inaugurimi i ndërtesë së re është dëshmi e progresit të madh që universiteti “Ismail Qemali ka bërë në 14 vite, duke u shndërruar në një nga universitete më të rëndësishme në shkallë vendi. “Që nga data e themelit të tij në 14 vjet, universiteti i Vlorës, është shndërruar në një nga universitete më të rëndësishme të vendit. Sot ai numëron 14 mijë studentë, por me drejtimet e reja stafi ri drejtues i këtij universiteti, staf i cili unë jam i bindur do të zgjerohet me tej me kapacitetet akademike dhe do të shndërrohet në qendër të rëndësishme rajonale të zhvillimit të këtij rajoni, por edhe të vendit në tërësi”
Në vijim të vizitës në qytetin e Vlorës, Kryeministri Berisha inspektoi punimet për ndërtimin e TEC-it të Vlorës. Duke falënderuar punëtorët dhe drejtuesit e firmës ndërtuese, për punën e bërë, Kryeministri vlerësoi faktin se ky projekt i rëndësishëm po përparëson me shpejtësi. “Ky projekt jetik për Vlorën turistike, Vlorën industriale, bregun e Shqipërisë, por edhe për vendin po ecën me shpejtësi. Është vendosur gjeneratori, janë në vendosje e sipër turbina, kaldaja, pra një vepër industriale prej rreth 90 milion euro apo 110 milion dollarë. Dua të përgëzoj me këtë rast kompaninë dhe punëtorët për punën shkëlqyer.”
Kryeministri i kërkoi përfaqësuesit të firmës ndërtuese që vepra të përfundojë në fund të prillit, dy javë përpara afatit real të parashikuar në maj, afat që përkon edhe me fillimin e fushatës elektorale.
Kryeministri i bëri thirrje opozitës që të ndryshojë kursin e politikës së saj të deritanishme sepse kjo është në të mirë të mbarë vendit.
“Siç e shihni kjo qeveri është e angazhuar në ndërtime universitetesh, autostradash, termocentralesh, parqe industriale dhe vepra të mëdha në të gjithë vendin. Përballë kësaj është opozita e mitingjeve për të ekzekutuar të vdekurit. Është makabritet i vërtetë. Uroj që ky kurs të ndryshojë vërtetë sepse është në interesin më të mirë të vendit. A mund tu kundërvihet kush autostradave me katër korsi, termocentraleve që reduktojnë në 1/3 e importit të vendit energjinë? Parqet industriale që do të punësojnë me qindra vetë., universiteteve që po dy dhe trefishojnë numrin studenteve në vend?