ZVICËR – Katari konfirmon fillimin e bisedimeve SHBA-Iran

DOHA, 21 qershor /ATSH-AFP/ – Katari, vendi ndërmjetës në negociatat që synojnë një fund të qëndrueshëm të luftës në Lindjen e Mesme, konfirmoi sot fillimin e bisedimeve në Zvicër midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit.
Në një deklaratë, Ministria e Punëve të Jashtme e Katarit njoftoi “hapjen e Samitit të Lucernës dhe mbajtjen e takimit të parë të komisionit të nivelit të lartë me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Shtetet e Bashkuara, Republika Islamike e Iranit dhe dy shtetet ndërmjetëse”, Katari dhe Pakistani.
Doha tha se shpreson që këto takime do të çojnë në “një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme që adreson të gjitha çështjet e mbuluara në memorandumin e mirëkuptimit” të nënshkruar të mërkurën nga Teherani dhe Uashingtoni./ a.jor.